Deri në 50 persona janë vrarë në sulmet e raketave mbi shkollat dhe spitalet në veri të Sirisë, sipas Kombeve të Bashkuara, njofton BBC, raporton Insajderi.
“Sulme të tilla janë një shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare”, tha përmes një komunikate OKB-ja.
Ndër vendet që u goditë ishte një spital Medecins Sans Frontieres, ku shtatë persona thuhet se u vranë. Franca po ashtu tha se akte të tilla përbëjnë krime lufte. Aktivistët kanë akuzuar Rusinë për kryerjen e sulmeve, por nuk ka pasur asnjë konfirmim të saktë.
Rusia ka mbështetur qeverinë siriane në ofensivën e saj kundër rebelëve, por thotë se ajo vetëm po synon të sulmojë ata që i quajnë “Terroristë”.
Dy shërbimet mjekësore në Maarat al-Numan, që ndodhen në provincën Idlib, janë raportuar të jenë goditur. MSF tha se një nga objektet e saj ishte goditur nga katër raketa në hapësirën e minutave, duke bërë ata të besojnë se “nuk ishte një sulm aksidental, por ishte i qëllimshëm”.
Ai tha se shtatë persona kanë vdekur me një tetë të tjerë që ende mungojnë.
Mego Terzian, president i MSF Francës, tha për Reuters se “ose qeveria[siriane] ose ajo Ruse” janë përgjegjëse për këto sulme. Por ambasadori sirian në Moskë Riad Haddad, tha se SHBA-ja duhet fajësuar, kërkesë të cilën Pentagoni e hodhi poshtë si “dukshëm të rrejshme”.
“Ne nuk kemi asnjë arsye të kryejmë sulme në Idlib, pasi ISIS [Shteti Islamik] nuk është aktiv atje,” tha zëdhënësi i Capt Jeff Davis.