Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e infektimit me koronavirus kanë vdekur 26 të sëmurë, ndërsa janë regjistruar 2.480 raste të reja të infektimeve, ka kumtuar Shtabi Kombëtar i Mbrojtje Civile.
Në sistemin shëndetësor 14.843 raste të infektimeve llogariten si aktive, 1.221 pacientë janë në shërim spitalor, prej të cilëve 118 janë të lidhur me respiratorë, lajmërojnë mediat kroate.
Prej rastit të parë të infektimit në Kroaci, më 25 shkurt deri sot gjithsej janë regjistruar 56.567 të infektuar me koronavirus, ndërsa janë lajmëruar 654 raste të vdekjes, derisa 41.070 pacientë janë shëruar.
Deri më sot gjithsej janë testuar 523.382 mostra, prej të cilëve 9.206 në 24 orët e fundit, ndërsa në vet-izolim aktualisht gjenden 29.404 persona./Insajderi.org.