Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka pritur sot në një takim njoftues ambasadoren e re të Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq
Ministri Hyseni i uroj ambasadores mirëseardhje në Kosovë dhe tha se bashkëpunimi në mes dy vendeve duhet të avancohet ende më shumë, njofton Ministria e Brendshme përmes një komunikate për media.
Në anën tjetër, ambasadorja kroate theksoi se shteti i saj e përkrah Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit të saj në BE, posaçërisht procesit të liberalizimit të vizave.