Insajderi
Lajme

Kroacia reagon pas vendimit të Hagës

Insajderi
16 September 2026 - 16:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kroacia reagon pas vendimit të Hagës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Jashtme e Kroacisë përmes një reagimi zyrtar kanë thënë se janë në dijeni të aktgjykimit të Hagës për ish-krerët e UÇK’së.

 “Kroacia merr në dijeni aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ky është një aktgjykim jo përfundimtar dhe ne nuk dëshirojmë të paragjykojmë rezultatin përfundimtar të procedurës”, thuhet në reagim.

MPJ kroate thotë se ky atkgjykim s’mund ta ndryshojë kontekstin historik të luftërave dhe faktin se Kosova e popullësia e saj kanë qenë viktima të regjimit të Millosheviqit.

“Në të njëjtën kohë, ky aktgjykim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftërave në Kosovë, e as faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Millosheviqit”, thuhet në reagim.

“Përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk mund të shërbejë si bazë për relativizimin e këtyre krimeve, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, përfundon reagimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark