Në 24 orët e fundit në Kroaci u regjistruan 3.603 raste të reja të virusit SARS-CoV-2 dhe 56 raste të vdekjes.
Numri i rasteve aktive është gjithsej 20.691, njofton Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile, raportojn mediet kroate.
Prej tyre, 2.136 pacientë janë në spital, nga të cilët 240 janë në aparate respiratore.
“Që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci janë regjistruar gjithsej 111.617 njerëz të infektuar, prej të cilëve 1.501 kanë vdekur.
Gjithsej 89.425 njerëz janë shëruar, prej të cilëve 2.017 në 24 orët e fundit.
Deri më tani, janë testuar gjithsej 702.242 njerëz, nga të cilët 10.194 në 24 orët e fundit.
Kryeministri Andrej Plenkoviq njoftoi se sot në seancën e Qeverisë do të prezantohen masat e reja më të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./Insajderi.org.