Insajderi
Lajme

KRU Gjakova: Nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm i ujit, do aplikohen reduktime rigoroze

Insajderi
15 August 2024 - 09:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KRU Gjakova: Nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm i ujit, do aplikohen reduktime rigoroze
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KRU “Gjakova” ka bërë apel tek qytetarët që furnizohen me ujë nga kjo ndërmarrje, duke kërkuar që të ndalohen urgjentisht keqpërdorimet e ujit të pijes.

Bëhet e ditur se niveli i rezervuarëve ka rënë në minimum, dhe se nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm do aplikohen reduktime rigoroze në të gjithë zonën e shërbimit, përfshirë edhe qytetin e Gjakovës.

“Prodhimi ka arritur maksimumin e mundshëm, 1000l/ në sec, mirëpo nuk mjafton, ngase shpenzimi është enorm. Urgjentisht të ndalet shpenzimi i panevojshëm, uji i pijes të përdoret vetëm për nevoja esenciale”, thuhet tutje në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark