Insajderi
Lajme

KRU “Gjakova” paralajmëron banorët e Hoçës së Madhe: Mos e konsumoni ujin deri në njoftimin e radhës

Insajderi
27 July 2026 - 15:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KRU “Gjakova” paralajmëron banorët e Hoçës së Madhe: Mos e konsumoni ujin deri në njoftimin e radhës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KRU “Gjakova” ka njoftuar qytetarët lidhur me cilësinë e ujit në zonën e furnizimit Hoçë e Madhe, në Komunën e Rahovecit.

Pas monitorimit të vazhdueshëm të zonave të furnizimit, veçanërisht atyre që furnizohen nga burimet natyrore, është konstatuar se në zonën e furnizimit Hoçë e Madhe, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, është paraqitur turbullirë e ujit, duke bërë që cilësia e tij të jetë përkohësisht jashtë standardeve për konsum.

Për këtë arsye, KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje banorëve të kësaj zone që të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të radhës.

“Lusim konsumatorët e kësaj zone që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës. Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke ju lutur që këtë njoftim ta publikoni për informimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark