Insajderi
Lajme

KRU Mitrovica aksion masiv për shkyçje, shkak mospagesa e faturave

Insajderi
20 May 2026 - 16:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KRU Mitrovica aksion masiv për shkyçje, shkak mospagesa e faturave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë bërë shkyçje masive për shkak të mos pagesës së faturave të ujit.

Nga KRU Mitrovica, u kërkohet konsumatorëve që të kryejnë pagesat sa më parë ose të paraqiten për marrëveshje riprogramimi me këste.

Postimi:

Shkyçje masive për mospagesë të faturave të ujit 🚨

Pas njoftimeve të rregullta dhe vërejtjeve të vazhdueshme me shkrim lidhur me pagesën e faturave të ujit, edhe sot kanë vazhduar shkyçjet masive në të gjithë rajonin dhe të cilat do të vazhdojnë tek secili konsumatorë me obligime.

Për të evituar shkyçjen nga rrjeti dhe masat ndëshkimore sipas legjislacionit në fuqi, ftojmë të gjithë konsumatorët me obligime të papaguara që të kryejnë pagesat sa më parë ose të paraqiten për marrëveshje riprogramimi me këste.

✅ Vepro me kohë!

Shmang ndërprerjen e shërbimit të ujit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark