Insajderi
Lajme

KRU “Mitrovica” njofton ndërprerjen e operimit të impiantit për trajtimin e ujit të pijes

Insajderi
08 January 2026 - 09:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KRU “Mitrovica” njofton ndërprerjen e operimit të impiantit për trajtimin e ujit të pijes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se është rritur niveli i turbullirës në burimet e ujit. 

Për këtë arsye, është bërë ndërprerja e përkohshme e operimit të impiantit për trajtimin e ujit të pijes. 

“Këto kushte teknike e bëjnë të pamundur trajtimin dhe shpërndarjen e ujit sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijes. Ekipet tona teknike janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të rifillojnë operimin e impiantit menjëherë pas normalizimit të nivelit të turbiditetit” thuhet në njoftim. 

Ky është njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se, si pasojë e rritjes së nivelit të lartë të turbiditetit (turbullirës) në burimet e ujit, është bërë ndërprerja e përkohshme e operimit të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes.
Këto kushte teknike e bëjnë të pamundur trajtimin dhe shpërndarjen e ujit sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijes. Ekipet tona teknike janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të rifillojnë operimin e impiantit menjëherë pas normalizimit të nivelit të turbiditetit.
KRU “Mitrovica” Sh.A. do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim apo risi lidhur me gjendjen e furnizimit me ujë.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark