Insajderi
Lajme

KRU Prishtina del me njoftim për ndërprerjen e furnizimit me ujë

Insajderi
26 October 2025 - 14:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KRU Prishtina del me njoftim për ndërprerjen e furnizimit me ujë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania KRU Prishtina ka njoftuar se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit, si pasojë e punimeve teknike, ka pasur ndërprerje në furnizimin me ujë në disa zona të Fushë Kosovës, Prishtinës, Obiliqit dhe Drenasit.

Sipas njoftimit, turbullira ka çrregulluar furnizimin, por aktualisht ITU Shkabaj ka rifilluar trajtimin e ujit me kapacitet të plotë dhe gjendja po shkon drejt stabilizimit.

Situata mbetet pak më e rënduar në Drenas, por edhe aty pritet që furnizimi të normalizohet shpejt dhe trajtimi i ujit të rifillojë.

KRU Prishtina u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark