Insajderi
Lajme

KRU Prishtina njofton banorët e kryeqytetit se cilat zona nuk do të ketë ujë

Insajderi
19 October 2025 - 08:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KRU Prishtina njofton banorët e kryeqytetit se  cilat zona nuk do të ketë ujë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të kryeqytetit.

Siç njofton KRU Prishtinë, mungesa e ujit është për shkak të sanimit të rrjedhjes në një gyp.

“Ju njoftojmë se nesër, më datë 19.10.2025 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në ora 19:00, për shkak të sanimit të rrjedhjes në gypin magjistral DN 600mm ITUP Badoc – Prishtinë”.

Sanimi do të bëhet në rrugën “Muharrem Fejza”, te rrethi i Matit. Pa ujë do të mbeten zonat e mëposhtme:Graçanica, Hajvalia, Çagllavica, Lagja Qendresa, Lagja 038, një pjesë e lagjes Bregu i Diellit dhe një pjesë e lagjes Mati”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark