Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë intervenime në disa rrugë të Prishtinës, si dhe në fshatin Vranidoll.
Sipas njoftimit të publikuar nga kompania në Facebook, ekipet do të jenë në terren në këto lokacione:
Rruga “Arif Gashi”
Rruga “Papa Gjon Pali”
Rruga “Vëllezërit Gërvalla”Rruga “Ymer Paqarizi”
Rruga “Hyzri Talla”
Rruga “Rrahman Bahtiri”
Rruga “Vjosa”
Rruga “Rexhep Krasniqi”
Rruga “Eçrem Çabej”
Fshati Vranidoll
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se intervenimet në këto lokacione do të realizohen nga ekipet e saj të mirëmbajtjes, të cilat do të jenë të angazhuara në terren gjatë ditës së sotme.