Insajderi
Lajme

Kruja e vetmja bashki e qarkut Durrës ku nuk fituan socialistët

Insajderi
13 May 2025 - 08:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kruja e vetmja bashki e qarkut Durrës ku nuk fituan socialistët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Krujë ka fituar Partia Demokratike, duke qenë e vetmja bashki në qarkun Durrës, që fitohet nga e djathta.

Partia Demokratike mësohet se ka fituar rreth 200 vota më tepër se PS.

Kruja në total kishte 93 qendra votimi. Edhe pse PD fitoi në Krujë, sërish në qarkun Durrës, PS fiton 8 mandate dhe PD 6 mandate.

Pjesa dërrmuese e votave socialiste ka shkuar për Ani Dyrmishi dhe Arkend Ballën. Ky i fundit ka qenë edhe deputet në legjislaturën e fundit. Edhe 50 kuti kanë mbetur për t’u numëruar në të gjithë qarkun e Durrësit. /Ballkanweb


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark