Insajderi
Lajme

Kruti uron 8 Marsin, thotë se Qeveria po i mbështet në punësim

Insajderi
08 March 2026 - 14:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kruti uron 8 Marsin, thotë se Qeveria po i mbështet në punësim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka uruar gratë më 8 Mars, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Kryeministri Kurti ka thënë se në Kosovë gratë po fuqizohen përmes punësimit e mbështetjes ekonomike.

Kurti ka theksuar se angazhimi për barazinë po vazhdon ashtu siç është edhe tema e Ditës Ndërkombëtare të Gruas këtë vit “Të drejta. Drejtësi. Veprim”.

“Në Kosovë po fuqizojmë gratë përmes punësimit, mbështetjes ekonomike, rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe luftës kundër dhunës me bazë gjinore. Mbi 12 mijë gra të mbështetura në punësim, rritje e pronësisë së grave dhe mekanizma më të fortë mbrojtjeje janë hapa konkret drejt barazisë në vendin tonë, ashtu që  të drejtat e grave mos të mbeten vetëm në ligje dhe deklarata – por të garantohen me drejtësi reale, në jetën e përditshme kolektive, në përvojën individuale të secilës”, thuhet në postimin e Kurtit në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark