Kryebashkiaku francez gjobitet për ofendim ndaj nxënësve myslimanë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryebashkiaku francez gjobitet për ofendim ndaj nxënësve myslimanë

    Insajderi
    26 April 2017 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kryebashkiak francez i ekstremit të djathtë është gjobitur me 2 mijë euro për nxitje të urrejtjes, pasi deklaroi se kishte shumë fëmijë muslimanë në shkollat ​​e tij lokale.

    Robert Menard, kryebashkiak i qytetit jugor të Beziers, është një aleat i partisë anti-emigrant Front Front.

    Më 5 shtator, Menard kishte thënë në televizionin francez “LCI”, kishte thënë se në një klasë në qendër të qytetit, 91% e fëmijëve janë muslimanë dhe natyrisht që ky është një problem dhe ka kufizime për tolerancë”, kishte thënë ai.

    Ligji francez ndalon të ofendohet bazuara në besimet fetare të popullit ose në përkatësinë etnike.

    Mirëpo Menard ka mbrojtur komentet e tij, duke thënë “Unë vetëm e përshkrova situatën në qytetin tim, nuk është një gjykim i vlerës, është një fakt, është ajo që unë shoh”, ka thënë ai, shkruan BBC.

    Menard ka thënë se të apelojë kundër këtij vendimi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark