×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryediplomati grek flet me Lajçakun për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

    Insajderi
    19 December 2022 - 17:38

    Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka folur me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për situatën në veriun e Kosovës.

    Kryediplomati grek ka thënë se para një vizite në Ballkanin Perëndimor bisedoi në telefon me Lajcakun, rreth uljes së tensioneve në veri të Kosovës.

    “Në funksion të vizitave të mia në Ballkanin Perëndimor këtë javë, pata një bisedë telefonike më parë me Miroslav Lajçak, mbi Dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, shkroi Dendias.

    Në veriun e Kosovës akoma nuk janë larguar barrikadat e vendosura në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, prej 10 dhjetorit.

    Lista Serbe është lajmëruar disa herë nga këto barrikada, ndërsa pushteti në Serbi ka thënë se nuk i ka urdhëruar vendosjen e barrikadave.

    Ndërkombëtarët kanë kërkuar heqjen e tyre, por emisari amerikan, Gabriel Escobar ka thënë se barrikadat duhet të largohen nga njerëzit që i kanë vendosur dhe me dialog.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark