Insajderi
Lajme

Kryediplomati sirian thotë se njohja e Kosovës u arrit me mbështetjen e Turqisë

Insajderi
30 October 2025 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kryediplomati sirian thotë se njohja e Kosovës u arrit me mbështetjen e Turqisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ka bërë të ditur se njohja e Republikës së Kosovës është bërë “nën patronazhin e Arabisë Saudite dhe me mbështetjen e Turqisë”.

Al-Shaibani ka theksuar se Siria e njeh Kosovën si shtet të pavarur, duke riafirmuar “respektin për sovranitetin dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje”.

“Nën patronazhin e Arabisë Saudite dhe me mbështetjen e Turqisë, Republika Arabe Siriane njoftoi njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur, duke riafirmuar respektin për sovranitetin dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje. Damasku shpreh respekt për vullnetin dhe aspiratat e popullit të Kosovës dhe pret me interes zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Damaskut dhe Prishtinës, në mënyrë që të promovohen stabiliteti dhe respekti i ndërsjellë mes kombeve” thuhet në shkrimin e tij të publikuar në ‘X’.

Siria është bërë shteti i 120-të që njeh pavarësinë e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark