Kryediplomatja gjermane: Serbia në veçanti duhet të heqë dorë nga dhuna - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomatja gjermane: Serbia në veçanti duhet të heqë dorë nga dhuna

    Insajderi
    26 September 2023 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Veri, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre për paqe.

    Ajo në një reagim të bërë para pak minutash ka thënë se në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që palët do të bëjnë për të de-përshkallëzuar situatën.

    Këtu shefja e diplomacisë gjermane ka veçuar Serbinë, duke thënë Beogradi zyrtar duhet të bëjë thirrje pa dyshim për heqje dorë nga dhuna.

    “Pas sulmit ndaj policisë në Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që bëni për de-përshkallëzimin. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, ka thënë Baerbock.

    Dje në Kosovë ka qëndruar edhe emisari gjerman, Manuel Sarrazin, i cili ka dënuar ashpër sulmin e armatosur dhe e ka cilësuar si akt terrorist.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark