Në shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë ishte vendosur një shenjë për ndalimin e shamisë. Ky veprim kishte ngjallur reagime të shumta në vendin tonë.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me krye-imamin e Podujevës, Bekim Jashari i cili tha se ndjehet i shqetësuar për debatin që po zhvillohet në Kosovë.
Ai tha se diskutimet e tilla ishin bërë edhe në vitin 2011, gjë që rezultoi me shkuarjen e të rinjëve në ISIS.
“Unë jam i shqetësuar për debatin e kohëve te fundit është i panevojshëm ma kujton vitin 2011 kur kishe një debat te tillë qe rezultoi në shkruajnë e ISIS. Kosova ska probleme fetare dhe s’guxon të futet aty ku cilësohen si shtete me probleme fetare, Kosova se ka atë problem”, tha ai për Insajderin
Jashari mendon se ideja më e mirë dhe funksionale do të ishte rregullimi i kësaj çështjeje nga Ministria e Arsimit. Pasi sipas tij diskutimet e tilla janë dashakeqe.
“Mendoj qe duhet të rregullohet nga ministria e arsimit konform akteve normativ, sepse këto po behën me qellim te caktuar, kundër këtij debati, ka çështje më të rëndësishme”, shtoi ai për Insajderin
Ai gjithashtu tha se duke vazhduar nxitjen e debateve të tilla ata po e detyrojnë të shpalos edhe emra. Çështja e mbulesës sipas Jasharit nuk duhet të trajtohet me prioritet krahas çështjeve politike e ekonomike në vend.
“U bëje thirrje atyre që po ndezin debat, sepse po na detyrojnë me fol me emra dhe mbiemra për aktivitet e tyre. Jam kundër këtij debati ne ketë formë, kemi probleme ekonomike e politike, te diskutohet tash ne kohen kur priten diskutime te rëndësishme për shtetin është e panevojshme mund ta zgjoj një ekstremizëm te përgjumur”, përfundoi Jashari për Insajderin