Insajderi
Lajme

Kryeinspektori i MMPHI-së, Bedri Halimi, shpallet i pafajshëm në rastin “Brezovica”

Insajderi
22 September 2026 - 15:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kryeinspektori i MMPHI-së, Bedri Halimi, shpallet i pafajshëm në rastin “Brezovica”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Bedri Halimi, është shpallur i pafajshëm në rastin e njohur si “Brezovica”.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Haxhi Millaku, i cili ka njoftuar për vendimin e gjykatës lidhur me rastin.

Me këtë vendim përfundon procesi gjyqësor ndaj Halimit në kuadër të rastit “Brezovica”.

Detaje të tjera rreth aktgjykimit dhe arsyetimit të gjykatës pritet të bëhen të ditura pas publikimit të plotë të vendimit.

Theksojmë se Bedri Halimi, kryeinspektor në MMPHI, ishte arrestuar në janar 2022 në kuadër të aksionit “Brezovica”, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepra të tjera penale.

Halimi ishte përballur edhe më herët me aktakuzë lidhur me ndërtimet pa leje në Prevallë, por ishte shpallur i pafajshëm.

Edhe në rastin “Brezovica”, pas disa vitesh proces gjyqësor, ai tash është shpallur i pafajshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark