×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryeinspektori që operon në Veri akuzon institucionet: Nuk po kemi përkrahje

    Insajderi
    19 December 2021 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nexhat Fazliu, kryeinspektori i Punës në regjionin e Mitrovicës së Veriut i rrahur për vdekje pasi kreu punën e tij ka akuzuar institucionet e vendit, atë të sigurisë e drejtësisë për mos përkrahje.

    Fazliu në intervistë për InDoks, prodhim i Gazetës Insajderi ka thënë se shteti ynë nuk po përkrahë zyrtarët që po luftojnë që ligji të zbatohet.

    Inspektori Fazliu, që pati guximin që shumë kohë të zbatonte ligj e shqiptonte gjoba për firmat e bosëve të Veriut, jep edhe një opsion tjetër se si të shtrihet autoriteti i Republikës në Veri.

    “Unë e di që kam pasur të drejt, opinioni e di që ne si institucion veprojmë drejt. Mirëpo nuk kemi pasur përkrahje nga ana e institucioneve të sigurisë siç janë prokuroria, gjykata policia – organet e drejtësisë nuk i kanë përkrahur zyrtarët kyç që ta zbatojnë ligji”.

    “Po vetëm nëse shteti jonë dëshiron ta zbatojnë ligjin në pjesë veriore dhe të shtrijë autoritetin në veri mund ta shtrijë vetëm përmes inspektorateve qoftë të ATK-së, Punës, Tregut dhe Veterinës. Përmes këtyre mund ti detyrojë subjektet e paregjistruara të regjistrohen dhe në mënyrë elektronike nga Prishtina i mbikëqyr të gjitha bizneset se çka bëjnë, sa shesin, sa blejnë, sa kanë qarkullim – dhe ta zbatojnë këtë pjesë”, ka deklaruar ai për InDoks.

    Ndërkohë, i habitur me mos veprimet e institucioneve të vendit në veri është shprehur edhe Fatmir Sheholli.

    “Mua më befason fakti që institucionet e Kosovës i kanë ditë këto çështja të cilat në veri po ndodhin dhe po ndodh krimi multietnik dhe nuk kanë është ndërmarrë asnjë hap kurse nuk më çuditë që amerikanët një kohë të gjatë e kanë përcjell këtë çështje dhe kjo nuk daton prej tashi por shumë më herët, unë mendoj qe prej formimit të Listës Serbe ka qenë në përcjellje të përhershme veçanërisht në veri ky krim i organizuar dhe korrupsion, tash këtyre organeve tona ua ka qel derën Amerika dhe nëse ka ligj e ka Kushtetutë siç duhet veprimet duhet të bëhen, veprimet duhet të jenë konform me ligjin me këto çështjet e tjera të cilat duhet të ndërmerren ndaj të gjitha kompanive dhe gjithave organizatave”, ka deklaruar Sheholli.

    Në anën tjetër, InDoks ka dërguar pyetje në Prokurorinë e Shtetit, për të ditur nëse autoritetet kosovare e kanë marrë në shqyrtim raportin e fundit të Departamentit të Thesarit, nëse kanë hapur hetime pas këtij denoncimi publik, apo vetëm se kanë qenë duke hetuar raste të ndërlidhura me individë e kompani në këtë listë të zezë, por të njëjtit nuk kanë ofruar asnjë përgjigje.

    Që në vitin 2019 InDoks kishte ekspozuar liderë të grupeve kriminale në Veri të vendit që edhe raportet e hetuesisë kosovare e hetuesve ndërkombëtar në vend i nxirrnin si një trekëndësh i lidhur mes politikës, biznesit e krimit. Dhe, ishin grupe multi-etnike, serbë e shqiptarë po funksiononin për merak mes vete në botën e krimit.

    Raporti i fundit i Departamentit amerikan të thesarit, dhe përditësimi i listës së sanksioneve nga Zyra e Aseteve të Jashtme, tashmë i konfirmojnë krejt ato raportime.

    InDoks | #BlackList Kosova – Mafia e Veriut (II) – Dokumentari i plotë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark