Kryeministri falënderon arqipeshkvin italian për përkrahje ndaj Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri falënderon arqipeshkvin italian për përkrahje ndaj Kosovës

    Insajderi
    21 March 2017 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Arqipeshkvin e Selisë së Shenjtë, Monsinjor Vincenzo Paglia.

    Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e Kosovës në etapa të ndryshme, duke veçuar mbështetjen dhe marrëdhëniet që Kosova dhe Selia e Shenjtë kanë vendosur dekada më parë, nën udhëheqjen e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

    Duke e njoftuar për proceset aktuale dhe progresin në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa, shprehu përkushtimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Selinë e Shenjtë, duke kërkuar përkrahjen e Arqipeshkvit Paglia, në këtë drejtim.

    Nga ana e tij, Arqipeshkvi i Selisë së Shenjtë, Monsinjor Vincenzo Paglia, u shpreh i lumtur me këtë vizitë në Kosovë, duke vlerësuar të arriturat e deritashme.

    Duke folur për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, Aqipeshkvi Paglia, shprehu përkrahje të mëtejshme për Kosovën.

    Gjatë takimit, u bisedua edhe për tolerancën tradicionale ndërfetare në Kosovë dhe për përkushtimin në avancimin e mirëqenies, shëndetit dhe kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark