×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri lyp kërkimfalje nga gazetarët

    Insajderi
    22 March 2016 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afërsisht dy orë pasi në televizion u transmetua një storie për vëllanë e tij kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është bërë i gjallë në Facebook.

    Ka falënderuar televizionin Klan Kosova për siç ka thënë ai “profesionalizmin e treguar” ndërsa ka vendosur të akuzoj Insajderin për atë që ai e ka quajtur “shkelje të privatësisë”.

    “Edhe përkundër dhembjes së madhe që ndjeva duke e parë vëllain tim në atë gjendje në ekranin e TV Klan, megjithatë e falënderoj këtë televizion për profesionalizmin e treguar”, ka shkruar Mustafa.

    Ka përdorur gjendjen e vëllait të tij për të folur rreth kërcënimin që ia ka bërë gazetarit të Insjaderit.

    “Gjendja e tij flet, jo për kërcënimet e mia ndaj gazetarit, të cilat në asnjë rast nuk kanë ndodhë, por për kërcënim të ndërgjegjes së atyre që shkelën etikën gazetareske dhe cenuan një të drejtë elementare kushtetuese të njeriut, të drejtën e privatësisë”, ka shkruar Mustafa.

    Ai ka shkruar se do t’ia lë në dorë medieve dhe drejtësisë për të vlerësuar se kush ka bërë shkelje të lirisë së shtypit.

    “Ndërkaq, po ua lë juve, mediave dhe drejtësisë, të vlerësoni se a është në lirinë e shtypit të atakohen njerëzit në një gjendje të tillë me të pavërteta; kush duhet të kërkoj falje dhe kush duhet të jap përgjegjësi para ligjit”, ka përfunduar Mustafa.

    Ja dhe postimi i tij:

    Media të nderuara
    TV Klan sonte prezantoi një bisedë me vëllain tim, i cili siç kam theksuar, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Për fat të keq, ai në këtë gjendje, për motive për mua të paqarta, u bë objekt për opinionin, shtytur nga portal Insajder.
    Gjendja e tij flet, jo për kërcënimet e mia ndaj gazetarit, të cilat në asnjë rast nuk kanë ndodhë, por për kërcënim të ndërgjegjes së atyre që shkelën etikën gazetareske dhe cenuan një të drejtë elementare kushtetuese të njeriut, të drejtën e privatësisë.
    Edhe përkundër dhembjes së madhe që ndjeva duke e parë vëllain tim në atë gjendje në ekranin e TV Klan, megjithatë e falënderoj këtë televizion për profesionalizmin e treguar.
    Ndërkaq, po ua lë juve, mediave dhe drejtësisë, të vlerësoni se a është në lirinë e shtypit të atakohen njerëzit në një gjendje të tillë me të pavërteta; kush duhet të kërkoj falje dhe kush duhet të jap përgjegjësi para ligjit!
    Me respekt, Isa Mustafa

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark