×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri i quan kundërshtarët njerëz që “shërbehen me prapanicën e kalit”

    Insajderi
    25 February 2016 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Isa Mustafa ka shpërthyer përsëri në rrjetin social Facebook. Pasi javën e kaluar u morr me “gra që kullotin fonde” tashmë ka shkruar për disa oponent politik të partisë të cilët sipas kryeministrit janë “shërbyer edhe me prapanicën e kalit”.

    Ky shpërthim i banalitetit të kryeministrit vjen pas kritikave drejtuar partisë së tij për faktin se po e votojnë Hashim Thaçin, president.foto

    “ Ata sot mërziten shumë se LDK do të tkurret ose do të shkapërderdhet. Bile ishin shërbyer edhe me prapanicën e kalit. Ata mund ti fryjnë kësaj prapanice natë e ditë. Të njëjtin fat mund ta kenë edhe ata që janë shitë të afërt me Rugovën për së gjalli të tij, e nuk kanë lënë të zezë pa bërë për interesa të tyre personale”, ka shkruar Mustafa.

    Për më shumë ja statusi i kryeministrit”

    Miq të nderuar,
    Shumë nga bashkëpunëtorët e mi, po më thonë të heshti. Nganjëherë më thonë që është trashëgimi e LDK-së të durojmë. Por disa gjera nuk durohen. Kur e shoh se sa “të preokupuar” janë me fatin e LDK-së ata që kanë gëzuar pozitat më të larta në Kosovë e kurrë nuk kanë pranuar as ta vizitojnë varrin e Ibrahim Rugovës dhe t’ia bëjnë nderimet, bile për së vdekuri se për së gjalli jo se jo, ec e mos fol. Ata sot mërziten shumë se LDK do të tkurret ose do të shkapërderdhet. Bile ishin shërbyer edhe me prapanicën e kalit. Ata mund ti fryjnë kësaj prapanice natë e ditë. Të njëjtin fat mund ta kenë edhe ata që janë shitë të afërt me Rugovën për së gjalli të tij, e nuk kanë lënë të zezë pa bërë për interesa të tyre personale.
    LDK nuk është e preokupuar sot për vetveten por për shtetin, për Kosovën.
    LDK nuk do të lejojë që Kosova të mbetet pa institucione, ngase dikujt kjo i konvenon, nuk do të lejojë që të shkaktojë zgjedhje në të cilat do të ketë trazira dhe gjakderdhje, nuk do të lejojë që këtë shtet që e kemi ndërtuar me Rugovën e me miqtë tanë, të cilin e kanë pranuar 111 vende ta eksperimentojmë në Republikën e Tretë të majtistëve, të cilën s’do ta njihte askush.
    Kjo do të jetë përgjigja e deputetëve dhe anëtarëve të LDK-së, atyre që mendojnë për Kosovën dhe e donë Kosovën, për njerëzit që i vlerësojnë 26 vjet të LDK-së si parti institucionale.
    Nesër do të zhgënjehen vetëm ata që e presin rrënimin e shtetit të Kosovës për interesa të tyre meskine. IM

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark