Kryeministri irakian thotë se do ta dëbojnë IS-in për tre muaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryeministri irakian thotë se do ta dëbojnë IS-in për tre muaj

    Insajderi
    28 December 2016 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, tha dje se brenda tre muajsh do ta dëboj grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS), nga qyteti Mosul dhe pjesa tjetër e Irakut.

    Komandantët amerikanë kanë thënë se do të duhen më tepër se dy vjet për ta eliminuar IS-in nga Iraku, por ushtarët e njësive elite të Irakut kanë lëvizur shpejtë për ta rimarrë Mosulin gjatë ofensivave këtë vit.

    “Amerikanët ishin shumë pesimistë”, tha Abadi dhe ka shtuar se “ata kanë folur për një periudhë realisht të gjatë, por suksesi i mrekullueshëm i arritur nga luftëtarët tanë heroikë dhe të guximshëm e ka reduktuar atë”.

    “Parashoh që brenda tre muajsh nga Iraku” do të dëbohen militantët e IS-it, tha kryeministri Abadi, gjatë një konference për shtyp në Bagdad, që transmetohej nga televizioni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark