Kryeministri islandez jep dorëheqje pas 'Letrave të Panamasë' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryeministri islandez jep dorëheqje pas ‘Letrave të Panamasë’

    Insajderi
    05 April 2016 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protesta masive e zhvilluar sot me sa duket ka ndikuar në dorëheqjen e tij. Rreth 10 mijë protestues ishin mbledhur para ndërtesës së Parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e tij, shkruan BBC News.

    Ai më herët kishte kërkuar nga presidenti i vendit të shpallë zgjedhje të parakohshme, mirëpo kërkesa e tij u refuzua.

    Të dielën, mediumet prijëse në botë kanë filluar publikimin e hulumtive në të cilën kanë punuar 370 gazetarë nga 106 media.

    11 milionë e-maile, në madhësi prej 2,6 terabajtë të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, flasin se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore (kompani të liruara nga taksat dhe me pronarë të fshehtë) politikanë, njerëzit të lidhur me botën e krimit, sportistët dhe miliarderët.

    Disa miliona dokumente të publikuara një kompani juridike panameze tregojnë se si bizneset dhe njerëzit e famshëm iu janë shmangur taksave dhe kanë fshehur para – një rrjet i cili shtrihet edhe në futboll, i përfshirë është po ashtu futbollisti më i mirë i botës, Lionel Messi.

    Ky po konsiderohet si zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë nga gazetarët. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark