Kryeministri islandez kërkon zgjedhje të reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryeministri islandez kërkon zgjedhje të reja

    Insajderi
    05 April 2016 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sigmundur Gunnlaugsson është përballur me presionin në rritje mbi dokumentet që tregojnë se ai dhe gruaja e tij kanë në pronësi një kompani “Offshore”, në firmën ligjore Mossack Fonseca.

    Një protestë e madhe është mbajtur përpara parlamentit në Islandë të hënën.

    Gunnlaugsson ia dërgoj kërkesën e tij presidentit islandez, Olafur Ragnar Grimsson, pasi opozita kërkoi një votë besimi.

    Të dielën, mediumet prijëse në botë kanë filluar publikimin e hulumtive në të cilën kanë punuar 370 gazetarë nga 106 media.

    11 milionë e-maile, në madhësi prej 2,6 terabajtë të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, flasin se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore (kompani të liruara nga taksat dhe me pronarë të fshehtë) politikanë, njerëzit të lidhur me botën e krimit, sportistët dhe miliarderët.

    Disa miliona dokumente të publikuara një kompani juridike panameze tregojnë se si bizneset dhe njerëzit e famshëm iu janë shmangur taksave dhe kanë fshehur para – një rrjet i cili shtrihet edhe në futboll, i përfshirë është po ashtu futbollisti më i mirë i botës, Lionel Messi.

    Ky po konsiderohet si zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë nga gazetarët. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark