Kryeministri i Izraelit akuzon ISIS-in për sulmin në Jerusalem - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryeministri i Izraelit akuzon ISIS-in për sulmin në Jerusalem

    Insajderi
    08 January 2017 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Avigdor Liberman kanë arritur në Jerusalem pikërisht në vendin ku ka ndodhur sulmi në “Haas Promenade”.

    Ata fillimisht nuk kanë pranuar të flasin për media, por më pas kryeministri ka folur nga vendi ku ndodhi sulmi.

    Ai e ka akuzuar ISIS-in për këtë sulm.

    “Bazuar  në të gjitha shenjat, terroristi ka qenë një  pjesëtar i Shtetit Islami”, ka thënë ai.

    Saktësisht në orën 13:00 një person që po ngiste një kamion hyri në mes të turmës plot me ushtar që po prisnin autobusin duke vrarë katër dhe plagosur 15 persona.

    Sulmuesi u vra nga një prej ushtarëve që gjendeshin në promenadë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark