Kryeministri izraelit: Do ta çmontojmë Hamasin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryeministri izraelit: Do ta çmontojmë Hamasin

    Insajderi
    06 November 2023 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e cilësoi luftën si një konflikt global kundër një “boshti terrori” të udhëhequr nga Irani, ndërsa tha se të gjitha fuqitë e civilizuara duhet ta mbështesin Izraelin në luftë.

    Këtë ai e deklaroi gjatë kohës kur po fliste në një takim me ambasadorë të huaj, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

    ”Kjo nuk është një betejë lokale, kjo është një betejë globale”.

    ”Ne do ta mposhtim Hamasin, do ta çmontojmë Hamasin, do t’i ofrojmë popullit të Gazës dhe gjithë popujve të Lindjes së Mesme një të ardhme reale, një të ardhme premtimi dhe shprese, por kjo kërkon fitore”, tha Netanyahu.

    ”Ne besojmë se të gjitha fuqitë e qytetëruara duhet të na mbështesin në këtë përpjekje”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark