Kryeministri izraelit e kritikoi ashpër presidentin Obama - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryeministri izraelit e kritikoi ashpër presidentin Obama

    Insajderi
    25 December 2016 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar ashpër presidentin amerikan, Barack Obama, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara abstenuan nga votimi për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën i bëhet thirrje Izraelit që ta ndalë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

    Mbrëmë, Netanyahu tha se ky veprim ishte “grackë e turpshme anti-izraelite” dhe tha se vetë rezoluta është “zhgënjyese”.

    Kjo ishte hera e parë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, e ka kaluar një rezolutë për çështjen e vendbanimeve prej vitit 1979, shkruan rel.

    Netanyahu tha se e ka urdhëruar Ministrinë e jashtme që t’i rishqyrtoj “të gjitha angazhimet e Izraelit në OKB, përfshirë financimin izraelit për agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe praninë e përfaqësuesve të OKB-së në Izrael” brenda një muaji.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark