
Në fund të vitit, reflektimi mbi punën dhe sfidat ka sjellë një deklaratë të pazakontë nga kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba.
Ai ka përmendur vështirësitë e detyrës së tij dhe mungesën e vlerësimit publik për përpjekjet e tij,
“Puna e kryeministrit është shumë më e vështirë sesa ajo e një ministri të zakonshëm. Lexoni gazetat, dhe askush nuk ju lavdëron,” tha ai gjatë një deklarate publike.
Duke folur për ngarkesën e tij të përditshme, Ishiba pranoi se rrallë ka kohë për pushim dhe se vëmendja publike shpesh fokusohet te kritikat, jo te arritjet.
“Kur kyçeni online dhe lexoni komentet, kjo ju bën të mërzitur. Nuk kam kohë as për gjumë,” shtoi kryeministri.