Insajderi
Lajme

Kryeministri ka vendosur të flas me fakte

Insajderi
22 May 2016 - 20:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Isa Mustafa ka vendosur një infografikë nëpërmjet së cilës ka paraqitur disa fakte rreth rritjes së pensioneve.

Madje ka premtuar se kështu do të bëjë çdo javë. Por këtë javë është fokusuar në rritjen e pensioneve.

“Deri në fund të vitit 2015, kjo kategori e pensionistëve kontributdhënës kanë marrë pension mujor prej vetëm 140 Euro. Ne morëm vendim që këto kategori të marrin pension nga 158 Euro për ata me shkollim të ulët, 172 Euro ata me shkollim të mesëm, 186 Euro me shkollim të lartë dhe 230 Euro me shkollim Universitar”, ka shkruar

rritja

Sipas tij, qeveria e Kosovës është e përkushtuar në hapjen e vendeve te reja të punës për të rinjtë, por do të angazhohet edhe për përmirësimin e mëtejmë të tretmanit dhe kushteve të jetesës për të moshuarit./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark