Kryeministri kanadez u takua me foshnjën që mban emrin e tij, në shenjë mirënjohjeje ndaj tij prej prindërve refugjatë sirianë të bebes, njofton The Guardian.
Takimi u zhvillua në Calgary të shtunën, ndërkohë që bebja dymuajsh, Justin Trudeau Adam Bilan flinte i lumtur në krahët e kryeministrit që po e mbante.
Prindërit e fëmijës, Muhammad dhe Afraa Bilan ia vunë emrin e kryeministrit kanadez në shenjë falënderimi për vendin që i mirëpriti ata derisa iknin prej luftës.
Familja siriane mbërriti në Kanada nga Damasku në shkurt të vitit të kaluar dhe djali i tyre lindi disa muaj pas mbërritjes në provincën e Alberta-s.