Mustafa kërkon ndihmë nga drejtoresha e BE-së në Ballkan, për integrimin e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa kërkon ndihmë nga drejtoresha e BE-së në Ballkan, për integrimin e Kosovës

    Insajderi
    09 December 2016 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) të Bashkimit Evropian, Angelina Eichhorst.

    Gjatë takimit, u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, si dhe për proceset integruese të Kosovës.

    Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për avancimin e proceseve eurointegruese.

    “Republika e Kosovës në vazhdimësi ka dëshmuar përkushtimin e saj të plotë në rrugën evropiane. Integrimi në BE është aspiratë e shumicës dërmuese të qytetarëve dhe institucioneve të saj, andaj kemi nevojë për përkrahje më të madhe në këtë rrugë, e cila siguron progres dhe stabilitet të gjithanshëm për Kosovën, rajonin dhe më gjerë”, tha kryeministri Mustafa.

    Drejtoresha e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Angelina Eichhorst, foli për zhvillimet e fundit dhe proceset që lidhen me rrugën evropiane, duke vlerësuar bashkëpunimin e Kosovës.

    Gjatë takimit, u bisedua edhe për çështjet tjera, siç janë procesi i zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja, për liberalizimin e vizave, si dhe proceset tjera evropiane. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark