×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri kërkon film për Trepçën

    Insajderi
    20 February 2016 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në ditën kur u shënua 27 vjetori i grevës së minatorëve të Trepçës, Kryeministri i Kosovës ka kërkuar që të bëhet një film për këtë ngjarje.

    “Me të përfunduar aktivitetin për hapjen e Javës së Minatorit sot në Stantërg, kërkova nga bashkëpunëtorët e mi që të shohin mundësitë dhe procedurat që gjatë këtij mandati të financojmë dhe realizojmë një film që paraqet ngjarjet e para 27 viteve në minierën e Trepçës”, ka njoftuar Mustafa të shtunën në mbrëmje.

    “Trepçës. Sakrifica dhe vendosmëria e minatorëve bëri kthesën e madhe. Aktualisht fokusin dhe energjinë e plotë e kemi në ligjin dhe strategjinë e Trepçës, por një film i tillë do të dokumentonte edhe më mirë përpjekjen dhe lidhjen e minatorëve me gjigandin industrial”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

    Para 27 vjetësh, mbi 1 mijë e 300 minatorë të këtij gjiganti ekonomik protestuan për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës të kërcënuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, si alternative të veçante zgjodhën protestën me grevë urie e cila tërhoqi vëmendjen e mbarë botës.

    Aktualisht, Trepça përballet me vështirësi të mëdha të funksionimit, derisa është në pritje të një ligji të veçante që do të rregullonte statusin e saj./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark