Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të armëpushimit në Gaza pas sulmeve izraelite dhe lirimin e pengjeve.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘X’, Kurti ka theksuar se vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt që pas sulmit terrorist të Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim ë shpejtë dhe vendimtar.
“I bashkohem Kamala Harris-it dhe liderëve të tjerë botërorë në thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare. Vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt që pas sulmit terrorist të Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të shpejtë dhe vendimta”, ka shkruar kryeministri Kurti në platformën X.