×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryeministri Kurti takohet me Escobarin

    Insajderi
    17 March 2023 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti është takuar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ndërtesën e Qeverisë.

    Ndonëse nuk pati ndonjë adresim për mediat para ose pas takimit, Kryeministria ka dërguar vetëm pamje nga ky takim.

    Dje, zyrtari amerikan qëndroi në Beograd, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, por edhe me “opozitën pro-evropiane”.

    E në orët e mbrëmjes, ai mbërriti në Kosovë. Në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ai takoi përfaqësuesit e partive politike në Kosovë: Memli Krasniqin (PDK), Lumir Abdixhikun (LDK) dhe Ardian Gjinin (AAK).

    Ndërkaq nesër me fillim nga ora 10:00, në Ohër të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit.

    Në orën 10:30 do të nisin takimet bilaterale, ndërsa pas tyre pritet takimi trilateral mes Kurtit, Vuçiqit dhe Borrellit, i cili është i mbështetur nga i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

    Aty do të diskutohet mbi planin e zbatimit të marrëveshjes së njohur si propozimi evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark