Kryeministri Kurti zbulon se ka diskutuar për këto tri tema me Ramën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryeministri Kurti zbulon se ka diskutuar për këto tri tema me Ramën

    Insajderi
    14 September 2022 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur sot për takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Insajderi.

    Kurti para gazetarëve konfirmoi se me Ramën ka diskutuar për tri tema. Për sigurinë kibernetike, për energjinë si dhe takimin e procesit të Berlinit, që pritet të mbahet në fillim të nëntorit.

    Ai e cilësoi takimin si pozitiv e konstruktiv e të nevojshëm.

    “Takim i djeshëm ka qenë një drekë pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe ka qenë një takim shumë i mirë, konstruktiv e pozitiv dhe i nevojshëm për shkak të temave që i kemi diskutuar e para është siguria kibernetike. Kjo ka qenë tema e diskutimit tonë dhe isha shumë i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre me sulmet e fundit që kanë qenë me të vërtetë shumë të dëmshme e kriminale”, tha Kurti përcjell Insajderi.

    Tema e dytë ka qenë sfidat e energjisë në javët e muajt në vijim në kuptimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të çmimeve të përballueshme ku ju e dini se KEK dhe KESH bashkëpunojnë ngushtë, ne tash gjatë verës u kemi dhënë shumë energji elektrike në Shqipëri në mënyrë që ata të na ndihmojnë pastaj gjatë dimrit dhe kemi diskutuar për situatën energjetike në përgjithësi…”, u shpreh ai.

    “Tema e tretë ka qenë përgatitjet në dritën e rifillimit të Procesit të Berlinit, kësaj radhe me kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz sepse ju e dini që takimet e mëhershme në kuadër të Procesit të Berlinit janë bërë me zonjën Merkel e tashmë për herë të parë bëhet nga kancelari Scholz dhe ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak drejt mbledhjes së radhës së Procesit të Berlinit”, deklaroi Kurti.

    I pyetur nëse është diskutuar edhe për “Ballkanin e Hapur”, Kurti deklaroi se “Në drekën që kemi pasur dje nuk është përmendur ‘Open Balkans’, ose ‘Open Balkan’, nuk e di a është me ‘s’ në fund apo pa ‘s’, por ajo që mund të them është se kemi diktuaur për përgatitjet sa i përket procesit të Berlinit”, përfundoi Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark