×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri lutet që Kosova ta fitojë OSCAR-in

    Insajderi
    28 February 2016 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    1. Kryeministri Isa Mustafa ka shkruar një status të radhës në Facebook, dedikuar ceremonisë së ndarjes së cmimeve kinematogrfike, OSCAR.

    Ka thënë se të gjithë duhet të lutemi që Kosova sonte ta fitojë cmimin OSCAR nëpërmjet filmit “Shok”, bashkëprodhim mes Kosovës dhe Britanisë.

    “T’i gëzohemi këtij suksesi të jashtëzakonshëm. Të lutemi për Oscar-in e parë të Kosovës”, ka shkruar kryeminisri.

    Tutje sipas tij, Kosova ka arsye të jetë krenare që artistët e vendit trajtohen si konkurrentë të denjë në OSCAR.

    “Filmi “Shok” ka arritur ta rikthejë në vëmendjen e botës dramën nëpër të cilën kemi kaluar. “Shok” është dëshmi e së kaluarës dhe shkëndijë e fortë e shpresës për të ardhmen e artit dhe kulturës sonë”, ka shkruar Mustafa.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark