×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kryeministri nuk do të pranojë një marrëveshje që ka brenda Asociacionin”

    Insajderi
    20 October 2022 - 23:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu Hyseni thotë se shefi i ekzekutivit, Albin Kurti nuk do ta pranojë kurrë një marrëveshje me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

    Kryeziu Hyseni, e fetuar në një studio televizive tha se një gjë të tillë nuk do ta pranonte as ajo si deputete dhe as deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës.

    “Nuk besoj kurrë që kryeministri do ta pranojë një asociacionin të tillë, as unë si deputete. Jam e sigurt që nuk do ta pranonin as deputetët e tjerë të Kuvendit e Kosovës. Atë nuk e pranojnë as qytetarët e Kosovës….Nuk mund të veprojmë kundrejt kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ajo.

    Ndër të tjera, ajo tha se nëse nuk ka njohje reciproke mes dy shteteve atëherë nuk ka pse të dialogohet.

    “Në thelb të krejt këtij procesi është njohja reciproke, dmth se nuk do të ketë njohje reciproke atëherë pse të vazhdohet me dialog.  Pa njohje nuk mund të ketë marrëveshje”, shtoi Kreyziu Hyseni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark