Kryeministri nuk komenton rezultatet e PiSA por uron Angela Merkel – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri nuk komenton rezultatet e PiSA por uron Angela Merkel

    Insajderi
    06 December 2016 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka vendosur që të uroj kancelaren gjermane, Angela Merkel që është rizgjedhur në krye të CDU-së në vend që të komentojë rezultatet e PISA-s, Programi për Vlerësimin e Nxënësve që kryhet tri herë në vit duke testuar dijen e 15 vjeçarëve, që e nxorën Kosovën në fund të listës botërore.

    Mustaga ka thënë se lajmi për rizgjedhjen e Merkel në krye të partisë së saj, që nënkupton edhe konkurrimin për një mandat të katër për Kancelare të Gjermanisë është një lajm i mirë edhe për Kosovën.

    Por edhe për partinë e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, që është pjesë e Partive Popullore Evropiane, pjesë e së cilës është edhe partia e Merkel.

    “CDU-ja dhe partitë tjera simotra në EPP, kanë dhënë përkrahje vendimtare për Kosovën në nënshkrimin e MSA-së dhe marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave, përkrahje e cila do të jetë shumë e rëndësishme për ne, në të ardhmen”, ka shkruar kryeministri.

    Duke mos e thënë asnjë fjalë për rezultatet e shkrim-leximit të nxënësve kosovar, kryeministri ka shkruar se “partitë e qendrës së djathtë në kuadër të EPP-së kanë dëshmuar lidership, zotësi për reforma, garanci për zhvillim dhe integrime gjithëpërfshirëse evropiane si dhe kapacitete për ballafaqim me sfidat bashkëkohore”.

    “LDK-ja është përfaqësuesja më e denjë e këtyre vlerave në Republikën e Kosovës, duke fituar në këtë mënyrë besimin e plotë të anëtarëve të tjerë të EEP-së”, ka shkruar kryeministri, duke e përmbyllur postimin e tij në Facebook me një thënie të presidentit historik, Ibrahim Rugova: Shtëpia nuk mbahet pa miq./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark