Kryeministri i quan “gjela që këndojnë mbi mur”, kritikuesit e murit në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri i quan “gjela që këndojnë mbi mur”, kritikuesit e murit në Mitrovicë

    Insajderi
    13 December 2016 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kritikuar ata njerëz që po akuzojnë qeverinë për ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës.

    Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook ka akuzuar se muri i ngritur në Mitrovicë po e përdoret për “krekosje politike nga disa këndes”.

    Murin pranë lumit Ibër, Mustafa e ka quajtur “vepër të ndyrë të strukturave paralele serbe dhe e Beogradit.”

    “Muri në pjesën veriore të Mitrovicës, një vepër e ndyrë e strukturave paralele serbe dhe e Beogradit, po shfrytëzohet edhe për krekosje politike nga disa këndes. Gjelat nuk e rrënojnë murin, ata këndojnë mbi mur. Murin e trajton dhe e rrënon ligji”, ka thënë ai. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark