Kryeministri rus, Dimitry Medveev, ka thënë se bota është futur në një “luftë të re të ftohtë”, pasi udhëheqësit evropianë kanë dënuar sulmet ajrore të vendit të tij në Siri dhe i bëri thirrje presidentit të tij, Vladimir Putinit për t’i dhënë fund atyre si një shenjë paralajmëruese për negociata të paqes.
Dmitry Medvedev ka thënë në koherencën e sigurisë në të mbajtur në Mynih, se mungesa e bashkëpunimit po kërcënon kthimin e kontinentit “40 vjet më parë, kur një mur e ndante Evropën”.
Ai hodhi poshtë fjalët se aeroplanët ushtarak rus kanë goditur civilët në Siri.
“Nuk ka asnjë dëshmi të bombardimeve të civilëve, edhe pse të gjithë po na akuzojnë për këtë,” tha ai të shtunën. “Rusia nuk po përpjekjet të arrijë qëllime sekrete në Siri. Ne jemi thjesht duke u përpjek të mbrojmë interesat tonë kombëtar”, deklaroi kryeministri rus.
Ai tha se krijimi i besimit në mes të BE-së dhe Rusisë po mungon, por diferencat në mendime nuk janë aq të mëdha sa ishin në kohën kur Evropën e ndante një mur në mes.
Medvedev po ashtu foli për NATO-n, të cilët po akuzojnë Rusinë si rrezikun më të madh për Evropën dhe të gjithë botën.
“Pothuajse çdo ditë marrim qortime nga NATO se ne jemi shteti më i rrezikshëm në botë për të tjerët. Sa herë që ne duam të lëshojmë një armë nukleare ata bëjnë filma të frikshëm, nuk e di a jemi në 2016-ën apo 1962-ën?”, përfundoi Medvedev.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, hodhi poshtë akuzat e Medvedevit, duke thënë se Rusia po përdor një retorikë të gabuar.
“Retorika e Rusisë, sjellja dhe ushtrimi i forcave të veta bërthamore kanë për qëllim frikësimin e fqinjëve të saj, duke minuar besimin dhe stabilitetin në Evropë”, tha numri një i NATO-s.
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se shumica e sulmeve të Rusisë kanë qenë kundër grupeve legjitime të opozitës në Siri.
“Ky është moment shumë i rëndësishëm. Vendimet që të gjitha vendet do marrin për luftën në Siri, mund të bëjnë që ajo të përfundoj lehtësisht, ose mund të shkojë edhe më keq”, tha Sekretari amerikan i shtetit.
“Lufta në Siri ka zgjatur tashmë për gati pesë vjet dhe nuk tregon shenja të përfundimit, kjo është arsyeja pse ne jemi të përqendruar për të gjetur një rrugë politike. Nëse bashkësia ndërkombëtare dhe Sirianët vetë humbasin mundësinë tani para nesh për të arritur këtë zgjidhje politike për konfliktin, atëherë dhuna, gjakderdhja, tortura, bombardimet dhe ankthi do të vazhdojë – kështu do të vinte deri tek xhihadi”, shtoi John Kerry.
Megjithatë, ministri i jashtëm i Rusisë tha se shanset për të siguruar një armëpushim brenda një javë janë më pak se 50%, duke lënë situatën ende të pazgjidhur./Insajderi.com