Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, ka reaguar menjëherë pas sulmit me kamion në Stokholm, ai ka thënë se të gjitha indikacionet tregojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist.
Sipas Agjencisë së Inteligjencës së Suedisë, ajo e ka përshkruar sulmin me kamion si një sulm dhe jo si një aksident.
Ndryshe, së paku tre persona kanë gjetur vdekjen, kur një shofer me kamion ia kishte “mësyrë” një turme njerëzish në qendër të kryeqytetit të Suedisë, Stokholm.
Po sipas medieve të huaja, sulmi kishte ndodhur në një nga rrugët në qendër të Stokholmit, në të cilin janë dëgjuar edhe të shtëna.
Sipas dëshmitarëve, sulmuesi është larguar./Insajderi.com