×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kryeministri të flasë në Parlament, jo me e ndjekë gazetarët në traktor”

    Insajderi
    14 October 2022 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Kuvend sot ka folur për dialogun me Serbinë dhe për mënyrën se si po vepron Kryeministri Albin Kurti.

    Haradinaj ka ironizuar me Kryeministrin, i cili dje tha se një gazetare e ndiqte në arat e Gjilanit, për ta pyetur rreth Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak.

    Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit transparencë në lidhje me negociatat.

    “Duhet të japë sqarime kryeministri për dialog. Pra, Kryeministri më së miri është t’i japë në Parlament, jo me e ndjek gazetarët në traktor”, tha Haradinaj.

    “Me i tregu Kosovës se cka është puna e dokumenteve. Një dokument franko gjerman, një dokument e një tjetri… ia ka me borxh kryetari i Qeverisë me i tregu Parlamentit të vet se cka është kjo punë”,tha ai.

    Haradinaj thotë se ai s’duhet t’i bëjë publike dokumentet sensitive, por Kryeministri duhet t’i sigurojë qytetarët lidhur me dialogun.

    Haradinaj ka thënë se beson që është “vetëm një dokument” dhe se s’ka dokumente të ashtuquajtura franko-gjermane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark