Kryeministri thotë se Trepça nuk rrezikohet nga likuidimi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri thotë se Trepça nuk rrezikohet nga likuidimi

    Insajderi
    19 October 2016 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Isa Msutafa, ka deklaruar se Trepça nuk rrezikohet nga procesi i likuidimi, pavarësisht ankesën së Listës Serbe dërguar në Gjykatën Kushtetuese pas miratimit të ligjit që e rregullon statusin e kësaj ndërmarrjeje.

    Mustafa këto komente i bëri gjatë Konventës së parë të industrisë së drurit në Kosovë, në të cilën tha se ligji përveç se është i nevojshëm për këtë ndërmarrje ai i plotëson të gjitha nevojat në të gjitha aspektet.

    Ai ka folur gjithashtu edhe për ftesën për takim lidhur me Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi. Tha se po bënë përpjekje për bashkërendimin e qëndrimeve me opozitën, para se ta procedoj atë në Kuvendin e Kosovës.

    “Unë mendoj që do të takohemi me opozitën qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë qoftë përmes formave përmes të cilave kemi siguruar deri tash takime edhe me pjesëmarrje të ambasadorëve të huaj. Do të bëjmë përpjekje që të bashkërendojmë qëndrimet tona para se të procedojmë në Kuvend”, ka thënë Mustafa. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark