×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri thotë se VV-ja porositi sondazhin dhe ia bëri gropën vetës

    Insajderi
    30 September 2016 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa për herë të parë ka komentuar sondazhin e fundit të bërë nga një kompani e lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, të cilën edhe e nxori si parinë e dytë në vend.

    Mustafa, në një intervistë për RTK-në ka thënë se nuk u beson këtyre sondazheve.

    “Ato nuk janë reale dhe nuk e paraqesin ndonjë realitet. I tillë ishte edhe ky sondazhi i fundit i bërë nga Vetëvendosje”, ka thënë Mustafa.

    Ai ka thënë se Vetëvendosje me këtë sondazh ia ka bërë edhe gropën vetës, në të cilën ka rënë tashmë, raporton Insajderi.

    “Populli thotë se ai që mundohet ta bëjë gropën, bije vetë në të”, ka thënë Mustafa.

    Në sondazhin e përgatitur nga kompania “UBO Consulting” PDK radhitej e para, Vetëevendosje e dyta dhe si partia e tretë më e madhe në vend doli të jetë LDK. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark