Si pasojë e tri sulmeve vetëvrasëse me bombë në një aeroport në Stamboll të Turqisë, janë konfirmuar 36 persona të vdekur, por autoritetet turke besojne se numri mund të jetë edhe më i madh.
Sipas zyrtarëve, ky numër pritet të shkojë deri në 50. Deri më tani janë konfirmuar edhe 147 të lënduar.
Autoritetet turke besojnë se pas sulmit mund të jetë organizata terroriste Shteti Islamik, shkruan Evening Standard.
“Të gjeturat e forcave tona të sigurisë tregojnë se Shteti Islamik ka përgatitur sulmin,” ka thënë kryeministri turk Binali Yilidrim./Insajderi.com