×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministrja serbe: Sot priten më shumë se 2.000 raste të reja të infektimit në Serbi

    Insajderi
    04 November 2020 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar se sot priten më shumë se 2.000 të infektuar të rinj me koronavirus prej të cilëve, vetëm në Beograd do të ketë mbi 1.000 raste të reja.

    “Situata epidemiologjike në vend, pa dyshim, do të përkeqësohet. Çdo ditë është e rëndësishme për ne derisa të përfundojmë dy spitale të reja për koronavirus. Atëherë do të jetë më e lehtë për sistemin tonë shëndetësor, dhe kjo do të ndodh në dhjetor”, ka deklaruar ajo për televizionin serb “TV Prva”.

    Duke folur për formimin e qeverisë, ajo tha se kishte ndihmën e presidentit të Serbisë sepse, siç tha ajo, ai është bartësi i listës elektorale të zgjedhur nga qytetarët dhe se Vuçiq është një “politikan i klasit botëror me të cilin do të këshillohej edhe nëse ai nuk do të ishte president i shtetit”, nuk e harroi servilizimin Bërnabiq.

    Me rastin e vazhdimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministrja serbe ka pretenduar se ky vendim varet prej Brukselit, por se “Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e bisedimeve”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark