Insajderi
Lajme

Kryeprokurori Blerim Isufaj vazhdon nesër raportimin para KPK-së

Insajderi
16 September 2026 - 16:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kryeprokurori Blerim Isufaj vazhdon nesër raportimin para KPK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeprokurori i Shtetit, Blerim Isufaj, do të vazhdojë nesër, më 17 shtator, raportimin para Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Takimi i 303-të i KPK-së do të nisë në orën 10:00, në sallën e takimeve në katin e VI-të të objektit të KPK-së.

Raportimi i Isufajt në mbledhjen e kaluar ishte shoqëruar me tensione.

Takimi do të jetë i hapur për media dhe palët e interesuara, ndërsa për ata që nuk mund të jenë fizikisht të pranishëm, mbledhja do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të sistemit prokurorial në Facebook.

Agjenda e takimit:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark